Fshirja e të dhënave
Përditësuar më 23 shtator 2026
Cilat të dhëna mund të fshihen
Nëse keni biseduar me agjentin e një biznesi që përdor AsistentiAI, në faqen e tij, në WhatsApp, Messenger ose Instagram, ne ruajmë mesazhet e bisedës dhe identifikuesin tuaj në atë kanal, si numrin e WhatsApp-it ose ID-në e Instagram-it. Nëse keni lënë emër, telefon ose email për një rezervim apo kontakt, ruhen edhe ato. Më shumë detaje gjeni te Politikën e privatësisë.
Si ta kërkoni fshirjen
- Plotësoni formularin më poshtë me një të dhënë që na lejon t'ju gjejmë: numrin e WhatsApp-it, emrin në Instagram ose Messenger, ose email-in.
- Merrni menjëherë një kod konfirmimi. Ruajeni për çdo pyetje të mëtejshme.
- Brenda 30 ditëve fshijmë bisedat, mesazhet, të dhënat e kontaktit, rezervimet dhe kërkesat e lidhura me ju, në të gjitha bizneset që përdorin AsistentiAI, dhe ju njoftojmë në kontaktin që dhatë.
Llogaritë e bizneseve
Nëse jeni biznes dhe keni lidhur Facebook, Instagram ose WhatsApp me AsistentiAI, mund ta shkëpusni kanalin kur të doni nga paneli, te Kanalet. Token-at e lidhjes fshihen menjëherë. Mund ta hiqni aksesin edhe nga Facebook: Cilësimet → Integrimet e biznesit → AsistentiAI → Hiq. Për fshirjen e plotë të biznesit dhe të gjitha të dhënave të tij, përdorni formularin më poshtë.
Asistenti