Alternativa e Manychat për biznese me klientë shqiptarë
Manychat është ndër platformat më të njohura për automatizime në Instagram, Messenger dhe WhatsApp, ndaj shpesh është emri i parë që dëgjoni. Por kur klientët ju shkruajnë në shqip, me pyetje për çmim, masë, stok dhe transport, ju duhet një agjent që e kupton shqipen ashtu siç shkruhet dhe përgjigjet vetëm nga të dhënat tuaja. AsistentiAI është ndërtuar pikërisht për këtë, në faqe, Instagram, Messenger dhe WhatsApp, nga $120 në muaj.
Kur Manychat është zgjedhja e duhur
Manychat është i fortë për automatizime marketingu: përgjigje automatike te komentet dhe mesazhet, mbledhje kontaktesh dhe dërgime masive, në Instagram, Messenger, WhatsApp, TikTok, Telegram, SMS dhe email. Ka plan falas (25 kontakte aktive) dhe planin Essential ($14 në muaj me pagesë vjetore, pa Manychat AI). Manychat AI vjen nga plani Pro: $29 në muaj me pagesë vjetore, me 2.500 kontakte aktive, 3 kanale dhe 3 përdorues.
Nëse i ndërtoni vetë skenarët e bisedës dhe ju intereson kryesisht marketingu në rrjete sociale, Manychat mund t'ju shërbejë mirë.
Çfarë i duhet një biznesi me klientë shqiptarë
- ✓Shqipja e vërtetë: mesazhe pa ë e ç, fjalë dialektore dhe shqip i përzier me anglisht ose italisht. Në faqet zyrtare të Manychat-it shqipen nuk e gjetëm të shkruar.
- ✓Përgjigje nga katalogu: çmimi, masa dhe stoku i produktit të saktë, jo një tekst i përgjithshëm.
- ✓Asnjë shpikje: kur agjenti s'e di, ia kalon bisedën ekipit në vend që të hamendësojë çmime ose afate.
- ✓Pa e ndërtuar vetë çdo skenar: agjenti mëson nga faqja dhe katalogu juaj dhe përgjigjet vetë.
- ✓Ndihmë në shqip nga një ekip që e njeh tregun në Shqipëri dhe Kosovë.
Si e bën AsistentiAI
- ✓I ndërtuar për shqipen ashtu siç shkruhet vërtet: pa ë e ç, me fjalë të folura, me pyetje të shkurtra që vazhdojnë bisedën; përgjigjet edhe në anglisht, italisht ose në gjuhën e klientit.
- ✓Mëson vetë nga faqja dhe katalogu juaj (WooCommerce, Excel/CSV, edhe foto e çmimores) dhe njeh produktet nga fotot që dërgojnë klientët.
- ✓Nuk shpik çmime, stok apo politika: kur s'është i sigurt, ia kalon bisedën ekipit me një draft përgjigjeje të gatshëm.
- ✓Faqja, Instagram, Messenger dhe WhatsApp në një panel, përmes API-ve zyrtare të Meta-s; aplikacioni ka kaluar shqyrtimin zyrtar të Meta-s (App Review) për mesazhet dhe komentet.
- ✓Çmim sipas përgjigjeve të agjentit, jo sipas kontakteve apo përdoruesve, dhe një ekip në Shqipëri që ju ndihmon të filloni brenda ditës.
Po çmimi?
Në letër, Manychat Pro ($29 në muaj me pagesë vjetore) kushton më pak se Starter ($120 në muaj). Krahasoni megjithatë të njëjtën gjë: te Manychat çmimi rritet me kontaktet aktive dhe skenarët i ndërtoni e i mirëmbani vetë; te AsistentiAI paguani sipas përgjigjeve të agjentit, pa pagesë për përdorues, dhe ekipi ynë ju ndihmon me konfigurimin dhe njohuritë e biznesit. Për WhatsApp, kini parasysh edhe tarifat e Meta-s: që nga 1 tetori 2026 Meta tarifon përgjigjet në WhatsApp Business Platform përtej 1.000 në muaj për çdo numër.
Si t'i provoni para se të vendosni
Merrni 20–30 mesazhe të vërteta nga klientët tuaj, pa ë e ç, me fjalë dialektore, me foto produktesh dhe me pyetje për çmim, masë, stok e transport, dhe provojini te të dyja. Manychat ka provë 14-ditore te planet Essential dhe Pro; AsistentiAI ka demo live falas dhe provë falas me 50 përgjigje të agjentit, pa kartë krediti. Shikoni tri gjëra: a përgjigjet saktë në shqip, a shpik diçka që s'ia keni dhënë, dhe a ia kalon bisedën njeriut kur duhet.
Manychat dhe AsistentiAI në pikat kryesore
| Manychat | AsistentiAI | |
|---|---|---|
| Shqipja në listën zyrtare të gjuhëve | S'e gjetëm të shkruar | Po, e ndërtuar për shqipen |
| Kanalet | Instagram, Messenger, WhatsApp, TikTok, Telegram, SMS, email (Pro: 3 kanale) | Faqe, Instagram, Messenger, WhatsApp |
| Si i jep përgjigjet | Automatizime që i ndërtoni vetë me shabllone; Manychat AI nga plani Pro | Agjenti mëson vetë nga faqja, katalogu dhe njohuritë që i jepni |
| Përgjigje nga katalogu i produkteve | S'e gjetëm të shkruar | Po (WooCommerce, Excel/CSV, foto e çmimores) |
| Si llogaritet çmimi | Sipas kontakteve aktive në muaj (Pro: 2.500), me tarifë për kontaktet shtesë | Sipas përgjigjeve të agjentit (Starter: 1.000 në muaj) |
| Çmimi hyrës me AI | Pro $29/muaj me pagesë vjetore ($348 në vit) | $120/muaj; me WhatsApp $220/muaj |
| Përdoruesit | Pro: 3 · Business: 5 · Advanced: 10 | Pa pagesë për përdorues: Starter 3 · Professional 5 · Business 10 · Enterprise pa limit, plus Administratori |
| Ndihma | Email, qendra e ndihmës dhe chat me AI | Ekip në Shqipëri, në shqip |
Burimi: manychat.com/pricing, kontrolluar më 2 nëntor 2026. Çmimet në USD, pa taksa; sipas Manychat-it, çmimi përfundimtar varet nga vendi i faturimit. "S'e gjetëm të shkruar" = s'e gjetëm në faqet e tyre zyrtare.
Pyetje të shpeshta
A e mbështet Manychat shqipen?
+
Në faqet zyrtare të Manychat-it (kontrolluar më 2 nëntor 2026) nuk gjetëm listë gjuhësh ku të përmendet shqipja. Para se të paguani, provojeni me mesazhe të vërteta në shqip, edhe pa ë e ç dhe me fjalë dialektore.
Sa kushton Manychat me AI?
+
Manychat AI vjen nga plani Pro: $29 në muaj me pagesë vjetore ($348 në vit), me 2.500 kontakte aktive, 3 kanale dhe 3 përdorues. Business kushton $69 dhe Advanced $139 në muaj me pagesë vjetore. Çmimet janë pa taksa dhe varen nga vendi i faturimit (manychat.com/pricing, 2 nëntor 2026).
Cila është alternativa e Manychat në shqip?
+
AsistentiAI: chatbot AI i ndërtuar për shqipen, që mëson nga faqja dhe katalogu juaj, nuk shpik çmime a stok dhe punon në faqe, Instagram, Messenger e WhatsApp, nga $120 në muaj. E provoni falas te demo live ose me provën falas.
A duhet t'i ndërtoj vetë skenarët e bisedës?
+
Te AsistentiAI jo: agjenti mëson nga faqja, katalogu dhe njohuritë që i jepni, dhe përgjigjet vetë. Ju i shihni bisedat në panel, ndërhyni kur doni dhe e korrigjoni kur duhet.
Po Tidio, respond.io ose WATI?
+
I kemi krahasuar me fakte nga faqet e tyre zyrtare te faqja «Chatbot AI në shqip: si të zgjidhni»: gjuha shqipe, kanalet, katalogu dhe çmimet.
Lidhje zyrtare me WhatsApp, Messenger dhe Instagram
Kanalet tuaja lidhen vetëm përmes API-ve zyrtare të Meta-s — të sigurta për numrin dhe faqet e biznesit tuaj.
✅ Shqyrtuar nga Meta
Aplikacioni AsistentiAI ka kaluar shqyrtimin zyrtar të Meta-s (App Review) për mesazhet në Messenger, Instagram dhe WhatsApp, si dhe për komentet në Facebook dhe Instagram.
🔒 Vetëm API zyrtare
WhatsApp Business Platform dhe API-të e Messenger e Instagram — asnjë aplikacion jozyrtar apo lidhje me kod QR që rrezikon bllokimin e numrit ose të faqes.
🔑 Pa ndarë fjalëkalime
Lidhja bëhet me hyrjen tuaj zyrtare në Facebook: ju zgjidhni faqet dhe e shkëputni kur të doni. Çdo lidhje e kontrollon ekipi i AsistentiAI para se të aktivizohet.
Meta, Facebook, Messenger, Instagram dhe WhatsApp janë marka tregtare të Meta Platforms, Inc.
Mësoni më shumë për AsistentiAI
Faqe të tjera me çmimet, krahasimin dhe përgjigjet më të shpeshta.
