🤝 Programi për agjencitë
Ju sillni kërkesat. Ne u përgjigjemi në sekonda.
Reklama e mirë sjell mesazhe, por shitja humbet kur askush s'përgjigjet në kohë. AsistentiAI u përgjigjet çdo kërkese nga reklamat e klientëve tuaj, 24/7, në shqip, me çmimet dhe rregullat e biznesit, dhe ia kalon ekipit kur duhet njeri.
Çfarë u jep klientëve tuaj
⚡ Përgjigje brenda sekondave
Instagram, Messenger, WhatsApp dhe faqja e internetit, edhe natën dhe në fundjavë.
🙋 Kur s'është i sigurt, pyet ekipin
Agjenti s'shpik. Pyetjet që s'i di ia kalon ekipit të biznesit, me një draft përgjigjeje gati.
📣 Nga cila reklamë erdhi biseda
Paneli tregon kur klienti erdhi nga një reklamë ose nga një koment.
📧 Raport çdo javë për pronarin
Biseda, koha e përgjigjes, porositë dhe rezervimet, dhe çfarë pret ende ekipin.
🧪 Demo live për çdo lloj biznesi
28 biznese shembull që ua tregoni klientëve tuaj para se të nisni.
Kushtet për agjencitë
- Për çdo klient që na sillni, agjencia merr një shpërblim. Shumën dhe kohëzgjatjen i bisedojmë me secilën agjenci, sipas numrit të klientëve dhe bashkëpunimit.
- Shpërblimi paguhet pasi klienti paguan faturën.
- Klientët tuaj paguajnë çmimet publike, pa asnjë kosto shtesë.
- Merrni linkun tuaj personal, ndihmë në konfigurimin e klientëve dhe një person kontakti nga ekipi ynë.
