📣 Programi për influencerët
Prezantoni AsistentiAI te ndjekësit tuaj.
Shumë nga ndjekësit tuaj kanë biznes dhe humbasin klientë kur s'përgjigjen në kohë. Tregojuni si u përgjigjet AsistentiAI klientëve brenda sekondave, 24/7, në shqip — dhe merrni shpërblim për çdo biznes që bëhet klient nga linku juaj.
Si funksionon
1. Aplikoni
Plotësoni formularin më poshtë. Ju kontaktojmë brenda 2 ditëve pune dhe bisedojmë kushtet.
2. Merrni linkun tuaj
Një link personal dhe materialet për postimet: demo live me 28 biznese, si funksionon dhe çmimet.
3. Merrni shpërblimin
Për çdo biznes që bëhet klient nga linku juaj, sipas kushteve që bien dakord.
Shpërblimi
- Shpërblimin dhe kohëzgjatjen e tij i bisedojmë me secilin influencer, sipas audiencës dhe bashkëpunimit.
- Paguhet pasi biznesi që erdhi nga linku juaj paguan faturën.
- Bizneset që vijnë nga linku juaj paguajnë çmimet publike, pa asnjë kosto shtesë.
Rregullat
- Çdo postim për AsistentiAI shënohet qartë si bashkëpunim ose reklamë.
- Flisni vetëm me fakte: si funksionon, demo live dhe çmimet nga faqja. Mos premtoni rezultate.
- Linku vlen 90 ditë nga klikimi: biznesi duhet të na kontaktojë brenda kësaj kohe, ose të përmendë emrin tuaj.
