Çmimet e AsistentiAI

Çmime të qarta, në dollarë dhe pa TVSH. Paguani sipas përgjigjeve të agjentit, jo për çdo person: çdo plan përfshin Administratorin dhe një numër përdoruesish, pa pagesë shtesë. I njëjti agjent në çdo plan — ndryshojnë vetëm përgjigjet në muaj, kanalet dhe përdoruesit.

Planet në një vështrim

  • ✓Starter — $120 në muaj: deri në 1.000 përgjigje të agjentit, në chat-in e faqes, Instagram dhe Messenger; Administratori + 3 përdorues.
  • ✓Professional — $220 në muaj: deri në 3.000 përgjigje, shton WhatsApp dhe vlerësimin e kontakteve (lead scoring); Administratori + 5 përdorues.
  • ✓Business — $550 në muaj: deri në 10.000 përgjigje, të gjitha kanalet dhe mbështetje me prioritet; Administratori + 10 përdorues.
  • ✓Enterprise — për volume më të mëdha, disa numra e faqe ose kërkesa të veçanta, me përdorues pa limit, me marrëveshje.

Çfarë përfshin çdo plan

  • ✓Platforma e menaxhimit të mesazheve në një vend të vetëm: Messenger, Instagram (mesazhe dhe komente), WhatsApp dhe faqja juaj në një inbox të përbashkët, në kohë reale, me role dhe të drejta për çdo person.
  • ✓Porositë, rezervimet dhe kartela e çdo klienti, direkt nga biseda.
  • ✓Agjenti AI që u përgjigjet klientëve 24/7 në shqip, anglisht, italisht ose në gjuhën e klientit, vetëm nga njohuritë e biznesit tuaj.
  • ✓Kalimi te ekipi me një draft përgjigjeje të gatshëm kur agjenti s'e di ose s'është i sigurt.
  • ✓Raportet që shkarkohen në Excel, CSV ose Word dhe raporti javor me email.
  • ✓Pa pagesë për çdo person: përveç Administratorit, përdoruesit përfshihen në plan (Starter 3 · Professional 5 · Business 10 · Enterprise pa limit), secili me rolin dhe të drejtat e veta.

Konfigurimi dhe kufijtë

Konfigurimi është një herë: Starter $0 kur e bëni vetë ose $149 kur e bëjmë ne; Professional $249; Business $499. Kufijtë janë të butë: kur i kaloni, asnjë bisedë nuk ndërpritet në mes, dhe përgjigjet shtesë kushtojnë $30 për 1.000.

Me pagesë vjetore paraprakisht, 2 muajt e parë janë falas (vetëm tarifa bazë). Prova falas: 50 përgjigje të agjentit, pa kartë krediti — llogarinë e provës e hap ekipi ynë brenda ditës.

Krahasimi i planeve

StarterProfessionalBusiness
Çmimi në muaj (USD, pa TVSH)$120$220$550
Përgjigje të agjentit në muaj1.0003.00010.000
KanaletFaqja, Instagram, Messenger+ WhatsAppTë gjitha kanalet
Konfigurimi, një herë$0 vetë · $149 nga ne$249$499
Përgjigje shtesë$30 / 1.000$30 / 1.000$30 / 1.000
Platforma e mesazheve në një vendPoPoPo
Përdorues, pa Administratorin3510
Pagesë për çdo përdoruesJoJoJo
Mbështetje me prioritet——Po

Pyetje të shpeshta

Sa kushton një chatbot AI në shqip për biznesin tim?

+

Me AsistentiAI, nga $120 në muaj (Starter, deri në 1.000 përgjigje, në faqe, Instagram dhe Messenger). Professional kushton $220 dhe shton WhatsApp; Business $550 për volume të mëdha. Në dollarë, pa TVSH.

Sa kushton në euro?

+

Çmimet janë në dollarë amerikanë (USD), pa TVSH, dhe vlera e saktë në euro varet nga kursi i ditës. Si orientim: një buxhet prej 100–300 € në muaj mbulon planin Starter ($120) ose Professional ($220), që përfshin edhe WhatsApp.

A paguaj për çdo koleg që përdor panelin?

+

Jo. Çmimi është për biznesin, jo për çdo person. Përveç Administratorit, Starter përfshin 3 përdorues, Professional 5 dhe Business 10; Enterprise ka përdorues pa limit. Secili punon me rolin dhe të drejtat e veta.

Çfarë numërohet si përgjigje e agjentit?

+

Çdo mesazh që agjenti AI i dërgon një klienti. Mesazhet që shkruajnë vetë kolegët tuaj nuk numërohen.

Çfarë ndodh kur kaloj kufirin e planit?

+

Asnjë bisedë nuk ndërpritet. Përgjigjet shtesë kushtojnë $30 për 1.000; ju njoftojmë dhe, kur ia vlen, kalojmë bashkë në planin e duhur.

A përfshihen tarifat e Meta-s për WhatsApp?

+

Jo, dhe nuk kalojnë nga ne. Që nga 1 tetori 2026 Meta tarifon përgjigjet në WhatsApp përtej 1.000 në muaj për çdo numër (1.000 të parat janë falas). Këto ia faturon Meta direkt biznesit, me kartën e llogarisë së tij në Meta Business Suite — njësoj si reklamat. Për Instagram, Messenger dhe chat-in e faqes Meta nuk merr tarifë për mesazh.

A mund ta provoj falas?

+

Po: 50 përgjigje të agjentit, pa kartë krediti. E kërkoni te faqja e provës dhe ekipi ju hap llogarinë brenda ditës; demon live mund ta provoni menjëherë.

Lidhje zyrtare me WhatsApp, Messenger dhe Instagram

Kanalet tuaja lidhen vetëm përmes API-ve zyrtare të Meta-s — të sigurta për numrin dhe faqet e biznesit tuaj.

✅ Shqyrtuar nga Meta

Aplikacioni AsistentiAI ka kaluar shqyrtimin zyrtar të Meta-s (App Review) për mesazhet në Messenger, Instagram dhe WhatsApp, si dhe për komentet në Facebook dhe Instagram.

🔒 Vetëm API zyrtare

WhatsApp Business Platform dhe API-të e Messenger e Instagram — asnjë aplikacion jozyrtar apo lidhje me kod QR që rrezikon bllokimin e numrit ose të faqes.

🔑 Pa ndarë fjalëkalime

Lidhja bëhet me hyrjen tuaj zyrtare në Facebook: ju zgjidhni faqet dhe e shkëputni kur të doni. Çdo lidhje e kontrollon ekipi i AsistentiAI para se të aktivizohet.

Meta, Facebook, Messenger, Instagram dhe WhatsApp janë marka tregtare të Meta Platforms, Inc.

Mësoni më shumë për AsistentiAI

Faqe të tjera me çmimet, krahasimin dhe përgjigjet më të shpeshta.

Shiheni vetë si punon

Kërkoni provën falas