Menaxhimi i mesazheve të klientëve për biznese të vogla

Në një biznes të vogël, pronari shpesh është edhe shitësi, edhe kasieri, edhe ai që u përgjigjet mesazheve natën. AsistentiAI u përgjigjet klientëve tuaj 24/7, në shqip, në Instagram, Messenger, WhatsApp dhe në faqen tuaj — dhe ju thërret vetëm kur duhet vërtet një njeri.

Problemi që zgjidh

  • ✓Mesazhet vijnë kur jeni të zënë: në dyqan, me një klient, ose natën vonë.
  • ✓Të njëjtat pyetje përsëriten çdo ditë: çmimi, masa, ngjyra, orari, transporti.
  • ✓Një përgjigje e vonuar shpesh do të thotë një klient që blen diku tjetër.
  • ✓Mesazhet janë të shpërndara në disa aplikacione dhe disa humbasin.

Si funksionon

Agjenti mëson biznesin tuaj nga faqja juaj, nga produktet dhe nga informacioni që shtoni në panel. Pastaj u përgjigjet klientëve brenda sekondave, me çmimet, oraret dhe rregullat tuaja.

Nuk shpik kurrë: kur nuk e di diçka ose s'është i sigurt, ia kalon bisedën ekipit tuaj me një draft përgjigjeje të gatshëm, dhe biseda shënohet "Ju kërkon ju" në panel. Ju e merrni bisedën kur të doni, edhe nga telefoni.

Çfarë merrni

  • ✓Përgjigje 24/7 në shqip, anglisht, italisht ose në gjuhën që shkruan klienti.
  • ✓Të gjitha bisedat — faqja, Instagram, Messenger, WhatsApp — në një panel të vetëm.
  • ✓Kontakte (leads) dhe kërkesa për rezervime, të mbledhura vetë nga biseda.
  • ✓Përgjigje të gatshme, shënime të brendshme dhe analizë të kohës së përgjigjes.
  • ✓Agjenti mëson nga përgjigjet e ekipit tuaj për herën tjetër.

Sa kushton

Plani Starter kushton $120 në muaj, deri në 1.000 përgjigje të agjentit (Instagram, Messenger dhe widget-i i faqes); Professional $220/muaj shton WhatsApp. Konfigurimi i Starter-it është $0 kur e bëni vetë, ose $149 një herë kur e bëjmë ne. Çmimet janë në dollarë, pa TVSH, dhe kufijtë janë të butë: asnjë bisedë nuk ndërpritet në mes, përgjigjet shtesë kushtojnë $30 për 1.000.

Prova falas: 50 përgjigje të agjentit, pa kartë krediti. Llogarinë e provës e hap ekipi ynë brenda ditës, pasi ta kërkoni.

Pyetje të shpeshta

A më duhen njohuri teknike?

+

Jo. Jepni adresën e faqes, plotësoni çfarë mungon dhe lidhni kanalet nga paneli me hyrjen tuaj në Facebook. Ekipi ynë ju ndihmon dhe kontrollon çdo lidhje para se të aktivizohet.

A punon për një dyqan që shet vetëm në Instagram?

+

Po. Agjenti u përgjigjet mesazheve direkte në Instagram dhe Messenger; mund të lidhni edhe WhatsApp-in dhe chat-in e faqes kur t'ju duhen.

Po nëse klienti pyet diçka që agjenti s'e di?

+

E thotë sinqerisht dhe ia kalon bisedën ekipit me një draft përgjigjeje. Pasi ju përgjigjeni, agjenti e mëson për herën tjetër.

A mund ta provoj para se të paguaj?

+

Po: 50 përgjigje falas, pa kartë krediti. E kërkoni te faqja e provës dhe ekipi ju hap llogarinë brenda ditës. Mund ta shihni edhe menjëherë te demo live.

Lidhje zyrtare me WhatsApp, Messenger dhe Instagram

Kanalet tuaja lidhen vetëm përmes API-ve zyrtare të Meta-s — të sigurta për numrin dhe faqet e biznesit tuaj.

✅ Shqyrtuar nga Meta

Aplikacioni AsistentiAI ka kaluar shqyrtimin zyrtar të Meta-s (App Review) për mesazhet në Messenger, Instagram dhe WhatsApp, si dhe për komentet në Facebook dhe Instagram.

🔒 Vetëm API zyrtare

WhatsApp Business Platform dhe API-të e Messenger e Instagram — asnjë aplikacion jozyrtar apo lidhje me kod QR që rrezikon bllokimin e numrit ose të faqes.

🔑 Pa ndarë fjalëkalime

Lidhja bëhet me hyrjen tuaj zyrtare në Facebook: ju zgjidhni faqet dhe e shkëputni kur të doni. Çdo lidhje e kontrollon ekipi i AsistentiAI para se të aktivizohet.

Meta, Facebook, Messenger, Instagram dhe WhatsApp janë marka tregtare të Meta Platforms, Inc.

Mësoni më shumë për AsistentiAI

Faqe të tjera me çmimet, krahasimin dhe përgjigjet më të shpeshta.

Shiheni vetë si punon

Kërkoni provën falas