Pyetje dhe përgjigje
Përgjigjet e qarta për pyetjet që na bëjnë më shpesh bizneset para se të fillojnë me AsistentiAI.
Pyetje dhe përgjigje
Çfarë është AsistentiAI?
+
AsistentiAI është platformë shqiptare që i jep çdo biznesi një agjent me inteligjencë artificiale për shërbimin e klientit. Agjenti u përgjigjet klientëve 24/7, brenda sekondave, në faqen e internetit, Instagram, Messenger dhe WhatsApp, vetëm nga njohuritë e biznesit.
Për kë është?
+
Për çdo biznes që merr pyetje nga klientët: dyqane online, klinika, restorante, hotele, sallone bukurie, agjenci dhe biznese shërbimesh — të vogla dhe të mëdha, në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo ku klientët shkruajnë në shqip.
Në cilat kanale punon?
+
Në chat-in e faqes suaj (widget), Instagram, Messenger dhe WhatsApp, të gjitha në një panel të vetëm.
Në cilat gjuhë përgjigjet?
+
Në shqip, edhe kur klienti shkruan pa ë e ç ose me fjalë të folura. Përgjigjet edhe në anglisht, italisht ose në gjuhën që shkruan klienti.
Nga i merr përgjigjet agjenti?
+
Nga faqja juaj, nga dokumentet (PDF, Word, Excel, CSV), nga lista e produkteve, nga foto e çmimores dhe nga produktet e WooCommerce, që përditësohen vetë.
A shpik përgjigje agjenti?
+
Jo. Nuk shpik çmime, stok apo politika. Kur s'e di diçka ose s'është i sigurt, e thotë sinqerisht dhe ia kalon bisedën ekipit me një draft përgjigjeje.
Çfarë ndodh kur duhet një njeri?
+
Biseda shënohet "Ju kërkon ju" në panel dhe kolegu e merr kur të dojë, me një draft të gatshëm. Ekipi mund ta marrë çdo bisedë edhe në mes të saj.
A mëson agjenti nga ekipi?
+
Po. Nga përgjigjet e kolegëve agjenti mëson për herën tjetër, dhe pyetjet që s'i dinte dalin te paneli që biznesi t'i plotësojë.
A merr rezervime dhe porosi?
+
Regjistron rezervime dhe kontakte (leads) nga biseda. Bizneset me takime kanë edhe kalendar, faqe rezervimi online dhe kujtesa. Ekipi krijon porosi direkt nga biseda, dhe me WooCommerce ose ERP agjenti kontrollon statusin e porosisë dhe stokun.
Sa kushton?
+
Starter $120/muaj (deri në 1.000 përgjigje), Professional $220/muaj (3.000, shton WhatsApp), Business $550/muaj (10.000, të gjitha kanalet), Enterprise me marrëveshje. Në dollarë, pa TVSH. Njësia është përgjigja e agjentit, jo biseda.
A ka provë falas?
+
Po: 50 përgjigje të agjentit, pa kartë krediti. Llogarinë e provës e hap ekipi ynë brenda ditës, pasi ta kërkoni te faqja e provës ose me email. Demo live mund ta provoni menjëherë.
Çfarë ndodh kur kalohet kufiri i planit?
+
Kufijtë janë të butë: asnjë bisedë nuk ndërpritet në mes. Përgjigjet shtesë kushtojnë $30 për 1.000; ju njoftojmë dhe, kur ia vlen, kalojmë bashkë në planin e duhur.
A është e sigurt lidhja me WhatsApp, Messenger dhe Instagram?
+
Po. Lidhja bëhet vetëm përmes API-ve zyrtare të Meta-s, dhe aplikacioni AsistentiAI ka kaluar shqyrtimin zyrtar të Meta-s (App Review) për mesazhet dhe për komentet. Lidheni me hyrjen tuaj në Facebook, pa na dhënë fjalëkalim.
Ku ruhen të dhënat dhe kush i sheh?
+
Çdo biznes ka hapësirën e vet të izoluar; baza e të dhënave është në BE (Frankfurt). Të dhënat nuk shiten dhe nuk përdoren për reklama apo për të trajnuar modele të përgjithshme.
A mund të punojnë disa kolegë në panel?
+
Po. Ekipi ka role — Administrator, Supervizor, Operator, Staf/Editor — dhe çdo person ka të drejtat e veta. Hyrja mbrohet me verifikim me dy hapa ose passkey.
A lidhet me Shopify ose platforma të tjera?
+
Lidhje të gatshme kemi me WooCommerce. Për sisteme të tjera me API, lidhja bëhet përmes Specifikimit të Lidhësit; për platforma të veçanta na shkruani dhe ekipi ju konfirmon çfarë është e mundur.
Sa shpejt fillon?
+
Zakonisht brenda ditës: ekipi ju hap llogarinë, agjenti lexon faqen tuaj, ju plotësoni çfarë mungon dhe lidhni kanalet.
A mund ta ndal agjentin kur dua?
+
Po. E ndizni ose e fikni, i vendosni orar, dhe mund ta ndalni edhe vetëm në një kanal.
Po nëse s'kam faqe interneti?
+
Faqja s'është e detyrueshme: agjenti punon edhe vetëm në Instagram, Messenger ose WhatsApp. Nëse doni një faqe profesionale ose dyqan online, e ndërtojmë ne, të lidhur që në ditën e parë me agjentin, që produktet, çmimet dhe porositë t'i marrë vetë. Çmimi jepet me ofertë, sipas nevojave tuaja (kontakt@asistentiai.com).
Si ju kontaktoj?
+
Email: kontakt@asistentiai.com · telefon dhe WhatsApp: +355 68 518 2975. Orari i ekipit: E hënë–E premte 09:00–21:00, E shtunë 09:00–18:00, e diela pushim (agjenti AI përgjigjet 24/7).
Lidhje zyrtare me WhatsApp, Messenger dhe Instagram
Kanalet tuaja lidhen vetëm përmes API-ve zyrtare të Meta-s — të sigurta për numrin dhe faqet e biznesit tuaj.
✅ Shqyrtuar nga Meta
Aplikacioni AsistentiAI ka kaluar shqyrtimin zyrtar të Meta-s (App Review) për mesazhet në Messenger, Instagram dhe WhatsApp, si dhe për komentet në Facebook dhe Instagram.
🔒 Vetëm API zyrtare
WhatsApp Business Platform dhe API-të e Messenger e Instagram — asnjë aplikacion jozyrtar apo lidhje me kod QR që rrezikon bllokimin e numrit ose të faqes.
🔑 Pa ndarë fjalëkalime
Lidhja bëhet me hyrjen tuaj zyrtare në Facebook: ju zgjidhni faqet dhe e shkëputni kur të doni. Çdo lidhje e kontrollon ekipi i AsistentiAI para se të aktivizohet.
Meta, Facebook, Messenger, Instagram dhe WhatsApp janë marka tregtare të Meta Platforms, Inc.
Mësoni më shumë për AsistentiAI
Faqe të tjera me çmimet, krahasimin dhe përgjigjet më të shpeshta.
