🧩 Platforma

Të gjitha mesazhet e biznesit tuaj në një vend

Mjaft me katër aplikacione të hapura. Messenger, Instagram, WhatsApp dhe faqja juaj vijnë në një panel të vetëm: ekipi u përgjigjet klientëve dhe regjistron porosi e rezervime, ndërsa agjenti AI përgjigjet vetë në shqip, 24/7.

Pse një vend i vetëm

Mesazhet janë të shpërndara

Një në Instagram, një në Messenger, një në WhatsApp, një te faqja. Diçka mbetet gjithmonë pa përgjigje.

Klientët presin

S'dihet kush iu përgjigj kujt, dhe klienti që pret shkon te dyqani tjetër.

Porositë kopjohen me dorë

Emri, numri dhe adresa kalojnë nga biseda në letër a në Excel, me gabime.

Çfarë merrni

Një platformë e plotë për mesazhet e biznesit, ku agjenti AI dhe ekipi juaj punojnë bashkë.

Inbox i përbashkët

Messenger, Instagram (mesazhe dhe komente), WhatsApp dhe chat-i i faqes, në një listë. Shihni menjëherë cilat biseda presin dhe prej sa kohësh.

«Ju kërkon ju»

Bisedat ku duhet një njeri dalin në krye, me njoftim dhe me një draft përgjigjeje të gatshëm nga agjenti.

Ekipi me role

Administrator, Supervizor, Operator a Editor: çdo person sheh dhe bën vetëm atë që i lejoni. Bisedat u caktohen kolegëve, me etiketa, shënime dhe detyra.

Porositë dhe rezervimet

Krijoni porosinë ose rezervimin direkt nga biseda, me të dhënat e klientit të plotësuara, pa dalë nga paneli.

Klientët

Kartela e çdo klienti me telefonin, email-in, shënimet dhe të gjitha bisedat. Agjenti e njeh klientin që kthehet, edhe kur shkruan nga një kanal tjetër.

Kontakti nga faqja

Vizitori i faqes lë telefonin ose email-in që në bisedë, që asnjë kërkesë të mos humbasë kur mbyll faqen.

Raportet

Koha e përgjigjes, bisedat sipas kanalit, porositë dhe rezervimet, raporti javor me email dhe shkarkim në Excel, CSV ose Word.

Siguria

Çdo biznes ka hapësirën e vet, të dhënat ruhen në BE, kanalet lidhen përmes API-ve zyrtare të Meta-s dhe mesazhet që s'arrijnë dërgohen sërish.

🤖 Dhe një agjent AI që flet shqip

Agjenti mëson biznesin tuaj dhe u përgjigjet klientëve brenda sekondave, njësoj si një koleg që s'pushon kurrë.

  • ✓Çmime, disponueshmëri, orare, porosi dhe rezervime, vetëm nga të dhënat e biznesit tuaj.
  • ✓Kupton shqipen edhe pa ë e ç, edhe dialektin, dhe përgjigjet në shqip standarde.
  • ✓Kur s'e di përgjigjen, s'shpik: ia kalon bisedën kolegut me një draft gati.
  • ✓E ndalni kur të doni: për gjithë biznesin, për një kanal ose për një bisedë.

Çmim për biznesin, jo për çdo person

Platforma dhe agjenti AI përfshihen në çdo plan, nga $120 në muaj. Nuk paguani veç për çdo koleg: përveç Administratorit, Starter përfshin 3 përdorues, Professional 5, Business 10, dhe Enterprise përdorues pa limit.

Shikoni çmimet →

Pyetje për platformën

A mund ta përdor platformën pa agjentin AI?

Po. Agjentin mund ta ndalni për gjithë biznesin, për një kanal ose për një bisedë, dhe ekipi u përgjigjet klientëve vetë nga paneli. Kur ta ndizni sërish, agjenti vazhdon punën.

Cilat kanale lidhen?

Facebook Messenger, Instagram (mesazhe dhe komente), WhatsApp Business dhe chat-i në faqen tuaj. WhatsApp-i lidhet edhe me numrin që përdorni sot në aplikacionin WhatsApp Business.

Po bisedat e vjetra të WhatsApp-it?

Kur lidhni numrin që përdorni sot në WhatsApp Business, sjellim në panel edhe bisedat e mëparshme dhe kontaktet.

Ku ruhen të dhënat dhe kush i sheh?

Të dhënat ruhen në BE. Çdo biznes ka hapësirën e vet: bisedat dhe klientët e tij s'i sheh asnjë biznes tjetër, dhe brenda biznesit çdo person sheh vetëm atë që i lejon Administratori.

Sa kohë duhet për të nisur?

Zakonisht brenda ditës: lidhni kanalet me një klik, shtoni kolegët dhe njohuritë e biznesit, dhe paneli është gati.

Gati t'i bashkoni të gjitha mesazhet në një vend?

Provojeni falas me biznesin tuaj, ose shikoni si punon te demo live.

Provojeni falas →