Alternativa e WATI për biznese me klientë shqiptarë

Alternativa e WATI ia vlen ta kërkoni kur klientët ju shkruajnë në shqip dhe ju duhet një agjent që u përgjigjet saktë në WhatsApp, po aq sa në Instagram, Messenger dhe në faqe. WATI është i fortë për shitjet në WhatsApp dhe agjentin AI Astra e ka brenda planeve, por për gjuhët thotë vetëm «30+ gjuhë», pa listë, dhe shqipen nuk e gjetëm askund. AsistentiAI është ndërtuar për shqipen dhe u përgjigjet klientëve 24/7 vetëm nga të dhënat tuaja, nga $120 në muaj, me WhatsApp nga $220.

Kur WATI është zgjedhja e duhur

WATI është ndërtuar rreth WhatsApp-it, dhe kjo duket në çdo plan: dërgime masive (15.000 në muaj te Growth, pa kufi te Pro), automatizime, katalog dhe rikujtim për shportat e braktisura në Shopify, ndërsa nga plani Pro edhe lidhje me llogaritë e reklamave në Facebook e TikTok. Inbox-i bashkon WhatsApp-in, thirrjet, Facebook-un, Instagram-in, TikTok-un, chat-in në faqe dhe RCS.

Edhe çmimi hyrës është i ulët. Growth kushton $39 në muaj me pagesë vjetore, me 3 përdorues, 1 agjent AI Astra dhe 2.000 kredi AI në muaj. Pro është $79 (5 përdorues, 2 agjentë, 5.000 kredi) dhe Business $199 (agjentë pa kufi, 20.000 kredi). Nëse shitni me Shopify dhe fushatat në WhatsApp janë motori i shitjeve tuaja, WATI meriton një provë serioze.

Çfarë i duhet një biznesi me klientë shqiptarë

Një klinikë dentare në Durrës merr në WhatsApp «sa kushton nje pastrim, a ka vend te shtunen?», pa asnjë ë. Një sallon në Prishtinë merr në Instagram «a keni termin nesër në 11?». Dy kanale, dy mënyra të shkruari, e njëjta nevojë: dikush që e kupton shqipen e përditshme dhe përgjigjet me çmimet dhe informacionin e vërtetë të biznesit, jo me hamendje.

  • ✓Shqipja e vërtetë në çdo kanal, jo vetëm në WhatsApp, sepse shumë klientë shkruajnë së pari në Instagram ose Messenger.
  • ✓Përgjigje nga të dhënat tuaja: faqja, lista e çmimeve, katalogu.
  • ✓Kur agjenti s'e di, bisedën e merr ekipi me një draft gati, në vend të një përgjigjeje të shpikur.
  • ✓Një kosto që e kuptoni që në fillim: sa përgjigje ju duhen në muaj dhe sa kushton paketa.
  • ✓Ndihmë në shqip nga një ekip që e njeh tregun në Shqipëri dhe Kosovë.

Alternativa e WATI që flet shqip

  • ✓Kupton shqipen ashtu siç shkruhet: pa ë e ç, me fjalë gege, me pyetje të shkurtra që vazhdojnë bisedën. Klientit që shkruan në anglisht, italisht ose në një gjuhë tjetër i përgjigjet në gjuhën e tij.
  • ✓Mëson nga faqja juaj, dokumentet, lista e produkteve në Excel/CSV, foto e çmimores dhe WooCommerce.
  • ✓Nuk shpik çmime, stok apo politika. Kur s'është i sigurt, ia kalon bisedën ekipit me një draft të gatshëm.
  • ✓Një platformë për mesazhet e klientëve: faqja, Instagram, Messenger dhe WhatsApp në një inbox të përbashkët, bashkë me komentet në Instagram e Facebook, përmes API-ve zyrtare të Meta-s. Aplikacioni ka kaluar shqyrtimin zyrtar të Meta-s (App Review) për mesazhet dhe komentet.
  • ✓WhatsApp-i lidhet me numrin që përdorni tashmë në aplikacionin WhatsApp Business, bashkë me bisedat e mëparshme dhe kontaktet.
  • ✓Për ekipin: role, shënime të brendshme, etiketa, detyra, kalendar rezervimesh, porosi nga biseda, kartë klienti dhe raport javor me email.

Po çmimi?

Ta themi drejt: në letër WATI kushton më pak. Growth është $39 në muaj me pagesë vjetore, ndërsa te AsistentiAI WhatsApp-i vjen me Professional, $220 në muaj. Krahasoni megjithatë të njëjtën gjë.

Te WATI, 2.000 kreditë AI të Growth ndahen mes WATI-t dhe Astra-s. Sipas faqes së çmimeve të Astra-s, një përgjigje e thjeshtë me tekst harxhon 1 kredi dhe një përgjigje me foto, PDF ose tabelë harxhon 3; kreditë shtesë shiten si shtojcë, nga $20 në muaj. Growth ka 3 përdorues dhe nuk lejon të shtoni të tjerë, ndërsa mesazhet e WhatsApp-it paguhen veç, sipas llojit të mesazhit (marketing, utility, authentication) dhe vendit.

Te AsistentiAI paguani sipas përgjigjeve të agjentit. Professional përfshin 3.000 përgjigje në muaj dhe Administratorin + 5 përdorues, pa pagesë për përdorues; përgjigjet shtesë kushtojnë $30 për 1.000, dhe konfigurimi nga ekipi ynë paguhet një herë ($249). Për WhatsApp, kini parasysh edhe tarifat e Meta-s: që nga 1 tetori 2026 Meta i tarifon drejtpërdrejt biznesit përgjigjet përtej 1.000 në muaj për çdo numër. Me pagesë vjetore paraprakisht, 2 muajt e parë janë falas.

Si t'i provoni para se të vendosni

Mblidhni 20–30 mesazhe të vërteta nga WhatsApp-i, Instagram-i dhe Messenger-i juaj: pa ë e ç, me fjalë dialektore, me foto produktesh dhe me pyetje për çmim, orar, transport e kthim. WATI ka provë falas 7-ditore dhe Astra Pro ka 14 ditë provë. AsistentiAI ka demo live falas dhe provë me 50 përgjigje të agjentit, pa kartë krediti, dhe llogarinë e provës e hap ekipi ynë brenda ditës. Shikoni tri gjëra: a u përgjigj saktë në shqip, a shpiku diçka që s'ia keni dhënë, dhe a ia kaloi bisedën njeriut kur duhej.

WATI dhe AsistentiAI në pikat kryesore

WATI + AstraAsistentiAI
Shqipja në listën zyrtare të gjuhëve«30+ gjuhë», pa listë; shqipen s'e gjetëm të shkruarPo, e ndërtuar për shqipen
ItalishtPa listë gjuhëshPo
KanaletInbox: WhatsApp, thirrje, Facebook, Instagram, TikTok, chat në faqe, RCSFaqe, Instagram (mesazhe e komente), Messenger (edhe komentet në Facebook), WhatsApp
Agjenti AIAstra: 1 agjent te Growth, 2 te Pro, pa kufi te Business; në rrjedhat e chatbot-it punon në WhatsApp, Instagram dhe MessengerNë çdo plan; WhatsApp nga Professional
Si llogaritet çmimiSipas planit, me përdorues të përfshirë dhe kredi AI në muaj (Growth 2.000, Pro 5.000, Business 20.000)Sipas përgjigjeve të agjentit (Professional: 3.000 në muaj; shtesë $30 për 1.000)
Çmimi hyrës me AIGrowth $39/muaj me pagesë vjetore$120/muaj; me WhatsApp $220/muaj
PërdoruesitGrowth 3 (pa përdorues shtesë) · Pro 5 (+$24 secili) · Business 5 (+$59 secili)Pa pagesë për përdorues: Starter 3 · Professional 5 · Business 10 · Enterprise pa limit, plus Administratori
Tarifat e WhatsApp-itPaguhen veç nga plani; ndryshojnë sipas llojit të mesazhit (marketing, utility, authentication) dhe venditQë nga 1 tetori 2026 Meta i tarifon drejtpërdrejt biznesit përgjigjet përtej 1.000 në muaj për çdo numër
NdihmaGrowth: email 24x5 · Pro: email dhe chat 24x7Ekip në Shqipëri, në shqip: E hënë–E premte 09:00–21:00, E shtunë 09:00–18:00
Për kë është më i përshtatshëmBiznese që shesin kryesisht në WhatsApp, me fushata masive, Shopify dhe reklama që hapin bisedë në WhatsAppBiznese me klientë shqiptarë që duan përgjigje të sakta nga katalogu në faqe, Instagram, Messenger dhe WhatsApp

Burimi: wati.io/pricing, wati.io/products/astra, wati.io/products/astra/pricing dhe qendra e ndihmës së WATI-t (support.wati.io), kontrolluar më 5 nëntor 2026. Çmimet në USD, me pagesë vjetore, siç shfaqen në faqen e tyre; mund të ndryshojnë. "S'e gjetëm të shkruar" = s'e gjetëm në faqet e tyre zyrtare.

Pyetje të shpeshta

A e mbështet WATI shqipen?

+

Faqja zyrtare e Astra-s, agjentit AI të WATI-t, flet për «30+ gjuhë», pa listë. Shqipen nuk e gjetëm të shkruar (kontrolluar më 5 nëntor 2026). Para se të paguani, provojeni me mesazhe të vërteta në shqip, edhe pa ë e ç dhe me fjalë dialektore.

Sa kushton WATI me agjentin AI Astra?

+

Sipas wati.io/pricing (5 nëntor 2026), me pagesë vjetore: Growth $39 në muaj me 1 agjent Astra dhe 2.000 kredi AI, Pro $79 me 2 agjentë dhe 5.000 kredi, Business $199 me agjentë pa kufi dhe 20.000 kredi. Astra ka edhe faqe çmimesh më vete, ku Pro kushton $99 në muaj me 5.000 kredi. Mesazhet e WhatsApp-it paguhen veç.

Në cilat kanale punon agjenti AI i WATI-t?

+

Sipas qendrës së ndihmës së WATI-t, agjenti Astra brenda rrjedhave të chatbot-it punon në WhatsApp, Instagram dhe Facebook Messenger. Faqja e Astra-s përmend edhe faqen e internetit, thirrjet, SMS dhe RCS. AsistentiAI u përgjigjet klientëve në faqe, Instagram, Messenger dhe WhatsApp, edhe komenteve në Instagram e Facebook.

Cila është alternativa e WATI në shqip?

+

AsistentiAI: chatbot në shqip që mëson nga faqja dhe katalogu juaj, nuk shpik çmime a stok dhe punon në faqe, Instagram, Messenger e WhatsApp, nga $120 në muaj (me WhatsApp $220). E provoni falas te demo live ose me provën falas.

A mund ta lidh numrin që përdor në WhatsApp Business?

+

Po. AsistentiAI lidh numrin që përdorni tashmë në aplikacionin WhatsApp Business, dhe bisedat e mëparshme e kontaktet vijnë bashkë me të. Lidhja bëhet përmes API-ve zyrtare të Meta-s.

Po respond.io, Manychat ose Tidio?

+

I kemi krahasuar me fakte nga faqet e tyre zyrtare te faqet «Alternativa e respond.io», «Alternativa e Manychat» dhe «Chatbot AI në shqip: si të zgjidhni».

Lidhje zyrtare me WhatsApp, Messenger dhe Instagram

Kanalet tuaja lidhen vetëm përmes API-ve zyrtare të Meta-s — të sigurta për numrin dhe faqet e biznesit tuaj.

✅ Shqyrtuar nga Meta

Aplikacioni AsistentiAI ka kaluar shqyrtimin zyrtar të Meta-s (App Review) për mesazhet në Messenger, Instagram dhe WhatsApp, si dhe për komentet në Facebook dhe Instagram.

🔒 Vetëm API zyrtare

WhatsApp Business Platform dhe API-të e Messenger e Instagram — asnjë aplikacion jozyrtar apo lidhje me kod QR që rrezikon bllokimin e numrit ose të faqes.

🔑 Pa ndarë fjalëkalime

Lidhja bëhet me hyrjen tuaj zyrtare në Facebook: ju zgjidhni faqet dhe e shkëputni kur të doni. Çdo lidhje e kontrollon ekipi i AsistentiAI para se të aktivizohet.

Meta, Facebook, Messenger, Instagram dhe WhatsApp janë marka tregtare të Meta Platforms, Inc.

Mësoni më shumë për AsistentiAI

Faqe të tjera me çmimet, krahasimin dhe përgjigjet më të shpeshta.

Shiheni vetë si punon

Kërkoni provën falas