Chatbot për biznese në Shqipëri: pse lindi AsistentiAI
Një chatbot për biznese në Shqipëri duhet ta njohë biznesin nga brenda. Si lindi AsistentiAI, çfarë e bën të ndryshëm dhe si e forcon ekipin tuaj.
Një chatbot për biznese në Shqipëri nuk mjafton të dijë të flasë. Duhet të kuptojë klientin shqiptar, gjuhën e tij dhe mënyrën si punon një biznes këtu. AsistentiAI u ndërtua pikërisht për këtë: nga brenda biznesit, jo për t'i zëvendësuar operatorët tuaj totalisht, por për të qenë krahu i tyre i fortë.
Në këtë artikull ju tregojmë si lindi kjo ide, çfarë e bën të ndryshëm dhe çfarë i sjell biznesit tuaj.
Si lindi AsistentiAI
AsistentiAI nuk lindi në një kompani të madhe teknologjie. Lindi brenda industrisë së tregtisë, duke nisur nga tregtia e gjerë me shumicë dhe pakicë në Shqipëri dhe nga shitja online dhe marketingu, një industri me dhjetra kategori artikujsh dhe shërbimesh, duke bërë një shkrirje të aftësive teknologjike me eksperiencën reale në biznes.
Për rreth 10 vite kemi qenë pjesë e gjithçkaje brenda këtyre industrive. Kemi menaxhuar dhe kontribuar në marrëdhëniet midis biznesit dhe klientëve (B2C), në marrëdhëniet midis bizneseve (B2B), në shërbimin ndaj klientit, fizik dhe online, dhe në vështirësitë e brendshme të këtyre industrive. Përgjatë këtyre viteve punuam me biznese të ndryshme dhe në fushën e teknologjisë, dhe i njohëm nga afër problemet e bizneseve të mëdha dhe të bizneseve të vogla.
Gjithçka u bë e qartë kur eksperienca në teknologji u bashkua me eksperiencën në biznes.
Pse shtimi i stafit nuk e zgjidh fluksin
Çdo biznes ka problematikat e tij të përditshme. Pavarësisht sa shumë staf shton dhe pavarësisht sa të kualifikuar apo të trajnuar e ka stafin, kur mesazhet shtohen, fluksi bëhet i papërballueshëm. Kështu humbasin shumë shitje dhe shumë klientë, të rinj por edhe ekzistues. Madje ndonjëherë klienti nuk merr fare përgjigje, për shkak të mangësisë në staf ose për shkak të fluksit. Kjo rrjedhimisht sjell shumë klientë të tjerë të pakënaqur me shërbimin.
Eksperienca e drejtpërdrejtë me klientin dhe eksperienca mes klientit dhe biznesit na dhanë idenë të ndërtojmë këtë platformë, që t'u shërbejë bizneseve si aset i kompanisë së tyre, duke i trajtuar klientët me kujdes dhe në formën e duhur.
Mos harrojmë: në 90% të rasteve blerjet janë emocionale, dhe shërbimi në kohë ndaj klientit rrit shitjen, shërbimi cilësor rrit klientelën. Ne i ofrojmë të dyja. Duam që biznesi juaj të rritet dhe të përballojë flukset me sukses.
Kështu lindi ideja për një platformë që i vjen në ndihmë çdo biznesi. Klienti të marrë një shërbim të shkëlqyer dhe të shpejtë, dhe biznesi të lehtësojë një hall që sot në Shqipëri është real: gjetjen e punonjësve të aftë dhe të sjellshëm me klientin, ose menaxhimin e fluksit në formën e duhur.
Çfarë nuk mund t'i kërkoni një punonjësi
Edhe punonjësi më i mirë ka kufijtë e vet. Mund të preket nga fjalët e një klienti dhe të ndikohet emocionalisht. Mund të mos pranojë të qëndrojë orë shtesë kur fluksi rritet, ose të marrë detyra të reja shtesë.
AsistentiAI nuk e njeh lodhjen dhe nuk ndikohet nga emocionet. Nuk pyet "pse më ofendoi klienti?" dhe nuk thotë "klienti foli keq i pari". Nuk ka orar. Nuk ofendon askënd. Nuk i flet keq askujt. Nuk mërzitet për orët shtesë dhe nuk shpik asgjë nga mendja e tij. Ajo që AsistentiAI di të bëjë më së miri është puna, dhe vetëm puna, për t'u shërbyer klientëve në kohë reale.
Krahu i fortë i operatorëve tuaj
AsistentiAI nuk vjen për t'i zëvendësuar totalisht operatorët. Vjen të jetë krahu i tyre i fortë: përballon fluksin, u përgjigjet lehtësisht pyetjeve që përsëriten dhe është aty edhe kur biznesi juaj është i mbyllur, ose kur ju dhe punonjësit tuaj jeni jashtë orarit të punës. Operatori merret me rastet specifike, aty ku duhet një ndërhyrje, në mënyrë që klienti të mbetet i kënaqur.
Kur agjenti nuk është i sigurt, nuk hamendëson. Ia kalon bisedën kolegut bashkë me një përmbledhje dhe një draft gati, që operatori të mos nisë nga e para.
Çfarë e bën të ndryshëm këtë chatbot për biznese në Shqipëri
Përgjigjja është e thjeshtë: AsistentiAI është ndërtuar nga brenda biznesit. Bashkon aftësinë teknologjike me njohurinë dhe përvojën në biznes e menaxhim, falë 10 vitesh përvojë në biznes dhe teknologji.
Ne njohim mirë:
- vështirësitë e biznesit nga brenda, te kompanitë e mëdha dhe te të voglat;
- marrëdhënien me klientët dhe problemet me stafin;
- çfarë kërkon çdo biznes, çdo punonjës dhe çdo klient;
- gjuhën e klientëve shqiptarë, klientin dhe biznesin shqiptar;
- marketingun dhe shitjen, online dhe fizike;
- reklamimin online dhe rrjetet sociale;
- platformat web dhe ndërtimin e tyre;
- ndërtimin e sistemeve të brendshme të kompanive, e të tjera.
Mund të ketë shumë kompani të mëdha teknologjike që mund të ndërtojnë chatbot-e të ngjashme, por dallimi mes tyre dhe nesh është njohuria dhe përvoja me biznesin, klientët, punonjësit dhe menaxhimin. Kjo e bën AsistentiAI një produkt të veçantë dhe shumë më afër bizneseve shqiptare.
Nëse po krahasoni ofrues, shihni 10 pyetjet para pagesës dhe krahasimin e chatbot-eve në shqip.
Çfarë i sjell biznesit tuaj
Nga ajo që kemi parë nga brenda, dhe nga ajo që kemi testuar gjatë gjithë kësaj kohe, duke bërë kështu një studim të përgjithshëm, ka shumë biznese në Shqipëri ku koha mesatare e përgjigjes është 4 orë. Edhe te bizneset më të mira, me më shumë staf dhe të mirëmenaxhuara, kur fluksi është normal klienti pret rreth 40 minuta. Kjo pritje zhduket pothuajse plotësisht kur biznesi juaj përdor AsistentiAI.
Por ne nuk ofrojmë vetëm shpejtësinë e përgjigjes. Ofrojmë shumë më shumë se kaq:
- Saktësi në përgjigje. Kjo është sfida jonë, ta garantojmë në biznesin tuaj.
- Kuptim i qartë i gjuhës. Shqipja standarde dhe dialektet, edhe kur klienti shkruan jo të plotë ose me gabime drejtshkrimore.
- Suport maksimal. Për mbarëvajtjen e procesit të instalimit dhe pas instalimit të asistentiai.com në biznesin tuaj.
- Trajnim i agjentit. Me direktiva dhe përshtatshmëri me kushtet dhe të dhënat e biznesit tuaj.
- Krijim platformash online. Ofrojmë gjithashtu mundësinë e krijimit të platformave online, në rast se ato mungojnë në biznesin tuaj.
- Trajnim i stafit. Për përdorimin e asistentiai.com dhe mirëmbajtjen e përgjithshme të platformës, që të shërbejë në formën e duhur në biznesin tuaj.
Çfarë kemi ndërtuar nga kjo përvojë
Njohja e biznesit ka vlerë vetëm kur kthehet në diçka që punon. Ja si u kthyen ato që dimë nga brenda në funksione të platformës.
| Çfarë dimë nga brenda | Çfarë u ndërtua |
|---|---|
| Klientët shqiptarë shkruajnë me dialekt dhe pa ë e ç | Agjenti i kupton dhe përgjigjet në shqipe standarde, gjithmonë me "ju" |
| Një përgjigje e shpikur humbet klientin | Agjenti flet vetëm nga të dhënat e biznesit, dhe kur s'është i sigurt pyet një koleg |
| Stafi s'mund të jetë kudo, por disa biseda duan njeri | Biseda kalon te kolegu bashkë me një përmbledhje dhe një draft gati |
| Klienti kthehet pas ditësh dhe s'do ta tregojë gjithçka nga e para | Agjenti e mban mend bisedën e mëparshme dhe produktet që iu ofruan |
| Malli mbaron dhe klienti humbet | Agjenti merr numrin e klientit, dhe ekipi njoftohet kur produkti kthehet në stok |
| Mesazhet vijnë edhe kur dyqani është mbyllur | Agjenti përgjigjet 24 orë në Instagram, Messenger, WhatsApp dhe në faqen e biznesit |
Si ta provoni
Mënyra më e mirë për të gjykuar një chatbot është ta provoni me pyetje reale, me gabime shkrimi dhe me dialekt, ashtu siç shkruajnë klientët tuaj. Shkruajini agjentit te demoja e drejtpërdrejtë, kërkoni testin falas të përgjigjes, ose një provë falas me 50 përgjigje, pa kartë krediti: ekipi ynë jua hap llogarinë brenda ditës. Planet nisin nga $120 në muaj, dhe detajet i gjeni te çmimet.
Pyetje të shpeshta
Çfarë duhet të ketë një chatbot për biznese në Shqipëri?
Duhet të kuptojë shqipen standarde dhe dialektet, edhe kur klienti shkruan me gabime, të flasë vetëm nga të dhënat e biznesit dhe ta kalojë bisedën te një njeri kur nuk është i sigurt.
A i zëvendëson AsistentiAI operatorët?
Jo plotësisht. AsistentiAI është krahu i fortë i operatorëve: përballon fluksin dhe pyetjet që përsëriten, ndërsa operatori merret me rastet specifike.
Çfarë ndodh kur agjenti nuk e di përgjigjen?
Nuk shpik. Ia kalon bisedën një kolegu, bashkë me një përmbledhje dhe një draft gati.
Për çfarë bizneseve është AsistentiAI?
Për çdo biznes që merr pyetje nga klientët: dyqane online, klinika, restorante, hotele, sallone bukurie, agjenci dhe biznese shërbimesh.
Në cilat kanale punon?
Në Instagram, Messenger, WhatsApp dhe në faqen e biznesit.
Po nëse biznesi im nuk ka faqe interneti?
Ofrojmë gjithashtu krijimin e platformave online, në rast se ato mungojnë në biznesin tuaj.
Lexoni edhe
- Sa kushton një chatbot? Çmimet dhe kostot e fshehuraSa kushton një chatbot për biznes në Shqipëri dhe Kosovë: opsionet falas, planet mujore, konfigurimi, kostot e fshehura dhe kur ia vlen vërtet.
- Chatbot për hotele: përgjigje për mysafirët edhe natënSi u përgjigjet një chatbot për hotele mysafirëve në Instagram e WhatsApp, edhe natën dhe në italisht, dhe si i mbledh kërkesat për rezervim për recepsionin.
- Si mëson agjenti AI nga ekipi juajÇfarë do të thotë "human in the loop" dhe pse një agjent AI i mirë mëson nga ekipi juaj, me miratimin tuaj, në vend që të hamendësojë çmime e stok.
