Menaxhimi i rrjeteve sociale për biznesin: mesazhet, komentet dhe postimet në një vend
Për një biznes shqiptar, menaxhimi i rrjeteve sociale do të thotë para së gjithash t'u përgjigjeni në kohë mesazheve dhe komenteve, sepse aty pyesin dhe porosisin klientët, dhe të publikoni rregullisht. AsistentiAI i bashkon në një platformë mesazhet e Instagram-it, Messenger-it dhe WhatsApp-it, komentet në Facebook e Instagram, planifikimin e postimeve dhe raportet, me një agjent AI që u përgjigjet klientëve vetë në shqip.
Çfarë menaxhoni nga një panel
- ✓Mesazhet: Instagram, Messenger, WhatsApp dhe chat-i i faqes në një inbox, me ekipin, rolet dhe caktimin e bisedave.
- ✓Komentet: komentet në Facebook dhe Instagram vijnë si biseda; u përgjigjeni ju ose agjenti, publikisht ose me mesazh privat.
- ✓Postimet: një postim për disa rrjete, në orën që zgjidhni. Ky modul po hapet rrjet pas rrjeti (YouTube, Facebook, Instagram, TikTok dhe LinkedIn), sapo vijnë miratimet zyrtare.
- ✓Porositë dhe rezervimet: krijohen direkt nga biseda, pa i kopjuar me dorë.
- ✓Raportet: koha e përgjigjes, bisedat sipas kanalit, porositë dhe rezervimet, raporti javor me email dhe shkarkim në Excel, CSV ose Word.
- ✓Reklamat: paneli ju tregon nga cila reklamë në Facebook, Instagram ose WhatsApp erdhi klienti.
Në Shqipëri shitja ndodh në mesazhe
Këtë e shohim çdo ditë. Klienti sheh një postim ose një reel, shkruan «sa kushton?» në komente ose në mesazh, pyet për masën dhe transportin, dhe porosit aty, në bisedë. Dyqanet online janë ende të dobëta te ne, ndaj për shumë biznese menaxhimi i rrjeteve sociale është vetë shitja.
Prandaj platformën e ndërtuam rreth bisedës: çdo pyetje merr përgjigje shpejt, çdo porosi regjistrohet, dhe ekipi e di kush po merret me kë.
Program që u përgjigjet vetë mesazheve në Instagram
Kur dikush shkruan në Instagram në orën 23:00 «sa kushton kjo xhakete, a e keni M?», agjenti kërkon në katalogun tuaj dhe përgjigjet brenda sekondave, në shqip, edhe kur mesazhi është pa ë e ç ose në gegnisht. E njeh produktin edhe nga fotoja që dërgon klienti.
Nuk shpik çmime, stok apo politika: kur përgjigjen s'e gjen te të dhënat tuaja, ia kalon bisedën ekipit me një draft gati. Të njëjtën gjë e bën në Messenger, WhatsApp dhe chat-in e faqes.
Ku mbetet Meta Business Suite
Për reklamat dhe statistikat e postimeve, Meta Business Suite mbetet vendi i duhur dhe është falas. AsistentiAI nuk i zëvendëson reklamat: merret me bisedat, komentet, porositë dhe postimet, dhe mund t'i përdorni të dyja bashkë.
Kush qëndron pas platformës
Nuk jemi vetëm njerëz të teknologjisë. Ekipi ynë ka përvojë të gjatë në zhvillim softuerësh, marketing, shitje online, dizajn dhe ndërtim faqesh interneti, biznes dhe menaxhim. Nëse s'keni faqe interneti ose dyqan online, e ndërtojmë ne, të lidhur që në ditën e parë me agjentin, me çmim sipas ofertës.
Pyetje të shpeshta
Cila është platforma më e mirë për menaxhimin e mesazheve të klientëve në Shqipëri?
+
Ajo që kupton shqipen e klientëve tuaj dhe bashkon kanalet ku ju shkruajnë ata. AsistentiAI është ndërtuar në Shqipëri për këtë: Instagram, Messenger, WhatsApp dhe faqja në një inbox, komentet në Facebook e Instagram, porosi e rezervime nga biseda, dhe agjent AI që përgjigjet në shqip, nga $120 në muaj. Provojeni me mesazhet tuaja reale para se të vendosni.
A ka program që u përgjigjet vetë mesazheve në Instagram?
+
Po. Agjenti AI i AsistentiAI u përgjigjet mesazheve dhe komenteve në Instagram 24/7, në shqip, nga katalogu dhe të dhënat e biznesit tuaj. Kur s'është i sigurt, ia kalon bisedën ekipit me një draft gati.
A mund t'i planifikoj postimet për disa rrjete njëherësh?
+
Po: një postim, disa rrjete dhe ora që zgjidhni. Ky modul po hapet rrjet pas rrjeti (YouTube, Facebook, Instagram, TikTok dhe LinkedIn), sapo vijnë miratimet zyrtare të secilit rrjet.
A u përgjigjet agjenti komenteve?
+
Po, në Facebook dhe Instagram. Komenti vjen në inbox si bisedë, dhe përgjigjja shkon publikisht ose me mesazh privat, sipas rregullave që vendosni.
A më duhet të heq dorë nga Meta Business Suite?
+
Jo. Meta Business Suite mbetet i dobishëm për reklamat dhe statistikat e postimeve. AsistentiAI lidhet përmes API-ve zyrtare të Meta-s dhe merret me bisedat, komentet dhe porositë.
Sa kushton?
+
Starter $120 në muaj, Professional $220 me WhatsApp, Business $550 për volume të mëdha; në dollarë, pa TVSH, pa pagesë për çdo koleg. Prova falas: 50 përgjigje të agjentit, pa kartë krediti.
Lidhje zyrtare me WhatsApp, Messenger dhe Instagram
Kanalet tuaja lidhen vetëm përmes API-ve zyrtare të Meta-s — të sigurta për numrin dhe faqet e biznesit tuaj.
✅ Shqyrtuar nga Meta
Aplikacioni AsistentiAI ka kaluar shqyrtimin zyrtar të Meta-s (App Review) për mesazhet në Messenger, Instagram dhe WhatsApp, si dhe për komentet në Facebook dhe Instagram.
🔒 Vetëm API zyrtare
WhatsApp Business Platform dhe API-të e Messenger e Instagram — asnjë aplikacion jozyrtar apo lidhje me kod QR që rrezikon bllokimin e numrit ose të faqes.
🔑 Pa ndarë fjalëkalime
Lidhja bëhet me hyrjen tuaj zyrtare në Facebook: ju zgjidhni faqet dhe e shkëputni kur të doni. Çdo lidhje e kontrollon ekipi i AsistentiAI para se të aktivizohet.
Meta, Facebook, Messenger, Instagram dhe WhatsApp janë marka tregtare të Meta Platforms, Inc.
Mësoni më shumë për AsistentiAI
Faqe të tjera me çmimet, krahasimin dhe përgjigjet më të shpeshta.
