Asistent AI për biznese shërbimi

Jo çdo biznes shet produkte. Nëse ju shisni kohë, ekspertizë apo shërbim, asistenti mëson çfarë ofroni, si punoni dhe sa kushton — dhe ua shpjegon klientëve njësoj si do ta bënit ju.

Çfarë zgjidh

Klienti do ta dijë çmimin para se të telefonojë

Asistenti jep kornizën e çmimeve që ju keni vendosur dhe e kualifikon kërkesën përpara se t'ju vijë.

Kërkesa jo serioze hanë kohë

Asistenti mbledh detajet paraprake, që ju të flisni vetëm me klientë të gatshëm.

Informacioni është i shpërndarë

Faqja, dokumentet, politikat — asistenti i mëson të gjitha dhe flet me një zë të vetëm.

Pyetje që i merr përsipër vetë

Shembuj realë nga bisedat e këtij sektori — të gjitha të përgjigjura nga informacioni juaj.

  • 💬Çfarë shërbimesh ofroni saktësisht?
  • 💬Si funksionon procesi juaj i punës?
  • 💬Sa kohë merr një projekt tipik?
  • 💬A punoni me biznese jashtë Tiranës?
  • 💬Si bëhet pagesa?

Dhe kur s'e di? Nuk shpik kurrë. E shënon bisedën si "Ju kërkon ju" dhe ia kalon ekipit tuaj, ndërsa ju e shihni menjëherë te paneli.

Si nis

  1. 1Jepni adresën e faqesAsistenti e lexon vetë dhe mëson çfarë ofroni, kontaktet dhe oraret.
  2. 2Plotësoni ç'mungonÇfarë nuk gjendet në faqe, ju kërkohet ta shkruani — asgjë nuk hamendësohet.
  3. 3Ngjitni widget-inNjë rresht kod në faqen tuaj. Kanalet e mesazheve lidhen kur t'i doni.
  4. 4Mbikëqyrni nga paneliShihni çdo bisedë, ndërhyni kur doni, dhe mësoni çfarë pyesin klientët.

Lidhje zyrtare me WhatsApp, Messenger dhe Instagram

Kanalet tuaja lidhen vetëm përmes API-ve zyrtare të Meta-s — të sigurta për numrin dhe faqet e biznesit tuaj.

✅ Shqyrtuar nga Meta

Aplikacioni AsistentiAI ka kaluar shqyrtimin zyrtar të Meta-s (App Review) për mesazhet në Messenger, Instagram dhe WhatsApp, si dhe për komentet në Facebook dhe Instagram.

🔒 Vetëm API zyrtare

WhatsApp Business Platform dhe API-të e Messenger e Instagram — asnjë aplikacion jozyrtar apo lidhje me kod QR që rrezikon bllokimin e numrit ose të faqes.

🔑 Pa ndarë fjalëkalime

Lidhja bëhet me hyrjen tuaj zyrtare në Facebook: ju zgjidhni faqet dhe e shkëputni kur të doni. Çdo lidhje e kontrollon ekipi i AsistentiAI para se të aktivizohet.

Meta, Facebook, Messenger, Instagram dhe WhatsApp janë marka tregtare të Meta Platforms, Inc.

Pyetje të shpeshta

A funksionon pa një katalog produktesh?

+

Po. Asistenti mëson nga faqja juaj, dokumentet që ngarkoni dhe të dhënat që plotësoni te paneli — nuk i duhet një dyqan online.

A mund ta mësoj unë me përgjigje të miat?

+

Po. Sa herë i përgjigjeni vetë një klienti, mund ta ruani atë përgjigje dhe asistenti e përdor herën tjetër.

A flet edhe gjuhë të tjera?

+

Përgjigjet në shqip si parazgjedhje, dhe nëse klienti shkruan në një gjuhë tjetër, i përgjigjet në atë gjuhë.

Edhe për sektorë të tjerë

Gati të mos humbisni më asnjë klient?