Asistent AI për dyqane online

Shumica e pyetjeve në një dyqan online përsëriten: a e keni këtë masë, sa kushton dërgesa, kur më vjen porosia. Asistenti i mëson produktet tuaja dhe u përgjigjet menjëherë — me link direkt te produkti.

Çfarë zgjidh

Pyetjet vijnë natën, përgjigjet ditën

Klienti që pyet në 23:00 dhe merr përgjigje të nesërmen shpesh e ka blerë diku tjetër. Asistenti përgjigjet brenda sekondave, edhe jashtë orarit.

Të njëjtat pyetje, çdo ditë

Masa, ngjyra, disponueshmëria, dërgesa. Asistenti i mbulon vetë dhe ju lë kohë për porositë e vërteta.

Katalogu ndryshon vazhdimisht

Produktet e reja sinkronizohen automatikisht, ndaj asistenti nuk flet kurrë për çmime të vjetra.

Pyetje që i merr përsipër vetë

Shembuj realë nga bisedat e këtij sektori — të gjitha të përgjigjura nga informacioni juaj.

  • 💬A e keni këtë produkt në masën L?
  • 💬Sa kushton dërgesa në Tiranë?
  • 💬Për sa ditë më vjen porosia?
  • 💬A mund ta kthej nëse nuk më rri mirë?
  • 💬Më trego këpucë sportive nën 5000 lekë

Dhe kur s'e di? Nuk shpik kurrë. E shënon bisedën si "Ju kërkon ju" dhe ia kalon ekipit tuaj, ndërsa ju e shihni menjëherë te paneli.

Si nis

  1. 1Jepni adresën e faqesAsistenti e lexon vetë dhe mëson çfarë ofroni, kontaktet dhe oraret.
  2. 2Plotësoni ç'mungonÇfarë nuk gjendet në faqe, ju kërkohet ta shkruani — asgjë nuk hamendësohet.
  3. 3Ngjitni widget-inNjë rresht kod në faqen tuaj. Kanalet e mesazheve lidhen kur t'i doni.
  4. 4Mbikëqyrni nga paneliShihni çdo bisedë, ndërhyni kur doni, dhe mësoni çfarë pyesin klientët.

Lidhje zyrtare me WhatsApp, Messenger dhe Instagram

Kanalet tuaja lidhen vetëm përmes API-ve zyrtare të Meta-s — të sigurta për numrin dhe faqet e biznesit tuaj.

✅ Shqyrtuar nga Meta

Aplikacioni AsistentiAI ka kaluar shqyrtimin zyrtar të Meta-s (App Review) për mesazhet në Messenger, Instagram dhe WhatsApp, si dhe për komentet në Facebook dhe Instagram.

🔒 Vetëm API zyrtare

WhatsApp Business Platform dhe API-të e Messenger e Instagram — asnjë aplikacion jozyrtar apo lidhje me kod QR që rrezikon bllokimin e numrit ose të faqes.

🔑 Pa ndarë fjalëkalime

Lidhja bëhet me hyrjen tuaj zyrtare në Facebook: ju zgjidhni faqet dhe e shkëputni kur të doni. Çdo lidhje e kontrollon ekipi i AsistentiAI para se të aktivizohet.

Meta, Facebook, Messenger, Instagram dhe WhatsApp janë marka tregtare të Meta Platforms, Inc.

Pyetje të shpeshta

A lidhet me dyqanin tim WooCommerce?

+

Po. Produktet lexohen automatikisht nga dyqani juaj dhe sinkronizohen çdo natë, ndaj çmimet dhe disponueshmëria mbeten të përditësuara pa punë nga ju.

A jep linkun e produktit te klienti?

+

Po. Kur klienti pyet për një produkt konkret, asistenti e përmend me link direkt, që klienti të shkojë menjëherë te faqja e blerjes.

Çfarë ndodh nëse asistenti nuk e di një përgjigje?

+

Nuk shpik. E shënon bisedën si 'Ju kërkon' dhe ia kalon ekipit tuaj, ndërsa ju e shihni menjëherë te paneli.

Edhe për sektorë të tjerë

Gati të mos humbisni më asnjë klient?